75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia konfirmon arrestimin e grabitësit të bankës “TEB”

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se është arrestuar grabitësi i bankës TEB.

Nga hetuesit policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë , sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ka ndodhur me datën 26.11.2018 në rrugën “Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke.

I dyshuari A.R, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje,

Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë./Indeksonline/