Policia konfirmon arrestimin e personave që kanë plagosur menaxherin e këngëtarëve
Sot u bë e ditur që janë arrestuar dy persona, në Prishtinë e të cilët ishin ata që e kanë plagosur menaxherin e disa këngëtarëve Met Elshanin.
Ky arrestim u bë i ditur edhe nga policia, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë arrestimi ka ndodhur rreth orës 16:30, nga njësiti i reagimit të shpejtë, ku dy personat me inicialet A.L dhe D.K janë arrestuar pasi që kanë qenë në kërkim për një rast “tentim vrasje”.
Policia njofton se personat e arrestuar aktualisht janë duke u intervistuar kurse hetuesia do t’i marrë masat konform autorizimeve ligjore./Indeksonline/.