Policia konfirmon arrestimin e Rrahim Hahimit dhe Kadri Rexhepit
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka zbatuar Aktvendimin Prokurorisë Themelore Ferizaj-Departamenti i Krimeve të Renda, me ç’ rast është arritur rreth orës 20:00 të arrestohen dy personat e dyshuar Rr. H. dhe K.R. , nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrim” nga neni 335 të KPRK-së, Shantazh nga neni 341 dhe “Detyrim” nga neni 340 lidhur (në bashkëkryerje) me nenin 31 KPRK-së”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë të ditur se të dyshuarit sipas aktvendimit dërgohen në mbajte për 48 orë. /Indeksonline/