Policia konfirmon arrestimin e turkut në Prishtinë, kërkohej për mashtrim nga Moldavia

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline edhe nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se sot në rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës përmes njësisë FAST Kosova, ka arrestuar një person të dyshuar (shtetas turk) i cili ishte në kërkim nga autoritetet e Moldavisë, si i dyshuar për përfshirje në veprën penale mashtrim”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai ka thënë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren sipas procedurave të parapara ligjore./IndeksOnline/