75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon bastisjen: Operacioni po zhvillohet për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline bastisjen e zhvilluar në një shtëpi në lagjen Pejton të Prishtinës.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës”, ka thënë për Indeksonline Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Pak më parë Indeksonline raportoi ekskluzivisht se Njësia Speciale ka bastisur shtëpinë e ish komandantit të UÇK-së.

Operacioni policor, sipas zëdhënësit Hoxha, kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes.

Pas përfundimit të operacionit policor, zyrtarët për informim në polici do të japin më shumë detaje./Indeksonline/