Policia konfirmon dyshimet për bombë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës (DETAJE)

Indeksonline raportoi më herët se dyshohet të jetë vendosur një bombë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Burimet e para thanë për Indeksonline se dyhohet se bomba u vendos në shkallët e spitalit.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin.
Ai tha për Indeksonline se ekipi i deminimit është duke shkuar në vend të ngjarjes.
Sipas Gashit, bombën e gjetën mjekët në trupin e një pacienti, gjatë ekzaminimit të tij.
“Rreth orës 12:40 minuta, Policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë, stafi mjekësor, gjatë kontrollit te një pacient, ka gjetur në gjep të jaknës një mjet shpërthyes. Policia ka dalur në vend të ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes. Janë larguar stafi dhe pacientët nga aty. Pritet të dalë njësiti deminues në Spital” deklaroi Gashi për Indeksonline./Indeksonline/