75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 11 Qershor 2021 / k.v

Policia konfirmon kërcënimin e Rafet Jasharit

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e kërcënimit të ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari.

Ky i fundit sipas burimeve të IndeksOnline është kërcënuar nga këshilltari i tij, Mentor Beqiri.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.

Ende nuk dihet pse ka ardhur deri te mosmarrëveshja mirëpo hetuesit policore po merren me rastin./IndeksOnline/