75 Mall Live Search
19:14 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Policia konfirmon përfshirjen e objektit nga zjarri, disa banorë po trajtohen nga problemet me tymin

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka publikuar IndeksOnline, pak më herët se një objekt në rrugën B, është përfshirë nga zjarri.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një incident zjarri në një objekt banesor në rrugën “Muhamet Qami” në  Prishtinë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore( kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi)”, ka theksuar Ahmeti.