Policia konfirmon rastin e shpërthimit të gomave të deputetit të LDK-së

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 12:00, është raportuar rasti nga ana e një ankuesi për dëmtimin e gomave të veturës të cilën e ka pasur të parkuar në garazhin e kompleksit banesor.
“Policia ka iniciuar një hetim për dëmtim prone dhe aktualisht po heton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qellim zbardhjen e motiveve te ngjarjes”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.