13:00 / E Martë, 19 Tetor 2021 / B O

Policia konfirmon sulmin ndaj Agim Ademit, jep detaje

Indeksonline ka raportuar sot për një sulm ndaj presidentit të FFK-së, Agim Ademit.

Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Parkun e Gërmisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin që ka ndodhur në Gërmi.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person.

Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast” ka thënë Flora Ahmeti për Indeksonline.