23:54 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Policia konfirmon sulmin ndaj patrullës kufitare, nuk ka të lënduar

Patrulla e Policisë Kufitare në Leposaviç është sulmuar mbrëmjen e sotme.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar sulmin, duke thënë se dyshohet se sulmi ka ardhur nga disa kontrabandues.

“Rasti ka ndodhur përderisa njësia patrulluese kufitare ne fshatin Joshanicë, komuna e Leposaviqit, ka tentuar ta ndalojë një automjet të dyshuar për kontrabandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë”, ka thënë Kelani.

Ai ka theksuar se nuk ka persona të lënduar dhe se po bëhen hetime.

“Nuk raportohet për persona te lënduar, përderisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ne bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”, ka shtuar ndër të tjerash Kelani./Indeksonline/