Policia konfirmon të shtënat me armë në Bregun e Diellit: Nuk ka të lënduar

Të shtëna më armë zjarri u dëgjuan pasditën e sotme në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.
IndeksOnline raportoi më herët se policia iu përgjigj menjëherë rastit, duke nisur hetimet.
Pikërisht nga ky organ i sigurisë kanë konfirmuar për IndeksOnline se nuk raportohet të ketë të lënduar.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30.
“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar.
Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” deklaroi Ahmeti./IndeksOnline/