75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Policia konfirmon therjen me thikë në Prishtinë, arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që ka publikuar pak më herët IndeksOnline se pas një rrahje një person ka mbetur i therur me thikë.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia me veprime të shpejta ka arritur që në vendin e ngjarjes të arrestoj të dyshuarin A. K. 39 vjeç dhe të njëjtin  ka dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.:, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ahmeti ka thënë se aktualisht po vazhdohet puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.