Policia konfirmon therrjen me thikë në Deçan, viktima dërgohet në QKUK
Gjatë mbrëmjes së kaluar Indeksonline ka raportuar për një përleshje fizike në Deçan, ku edhe u therr me thikë një person.
Sipas policisë personi në fjalë është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar të mitur.
Pas tretmanit mjekësor në spitalin e Pejës viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Indeksonline.
Policia është në kërkim të të dyshuarve./Indeksonline/