Policia konfirmon vdekjen e personit në Brezovicë si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës (Foto)

IndeksOnline ka raportuar pak çaste më parë për një person të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjes” në Brezovicë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka deklaruar Veseli për IndeksOnline.
Ekipet e policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do të njoftoheni në kohë reale./IndeksOnline/
