75 Mall Live Search
08:41 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / L K

Policia konfirmon vetaksidentin e rëndë në Prishtinë, 3 persona të lënduar

Rreth orës 03:00 të mengjesit, ka ndodhur një vetëaksident, ku si pasojë një veturë ka renë nga rrethrrotullimi i Prishtinës.

Policia e ka konfirmuar vetaksidentin, ndërsa ka berë të ditur se të lënduar kanë mbetur tre persona dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Detajet ende nuk dihen nga erdhi ky vetaksident./IndeksOnline/

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell IndeksOnline.