75 Mall Live Search
20:47 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / MSH

Policia konfirmon vrasjen e një personi në Podujevë: Njësitet po e hetojnë rastin

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje” deklaroi Ahmeti, për IndeksOnline.

Ajo shtoi se aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.