15:22 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia konfiskon 50 kilogramë kokainë

Doganat gjermane kanë konfiskuar 50 kilogramë kokainë të pastër nga një anije mallrash në portin e qytetit të Hamburgut.

Një zëdhënëse e zyrës doganore, njoftoi sot se 50 pakot e substancës së paligjshme u gjetën muajin e kaluar pas një muri ndarës brenda anijes, që kishte udhëtuar në Gjermani nga Amerika Latine.

“Kjo sasi e kokainës do të shitej rreth 12 milionë euro (14,2 milionë dollarë) në tregun gjerman”, shtoi ajo.

Zyrtarët e doganave në Hamburg kanë planifikuar të njoftojnë sot në mbrëmje publikisht konfiskimet e tyre të fundit të substancave të paligjshme.