75 Mall Live Search
09:47 / E Enjte, 11 Mars 2021 / k.v

Policia konfiskon 500 euro false në Suharekë

Një person nga Suhareka ka informuar policinë se të mërkurën rreth orës 20 e 30, një person i panjohur ka këmbyer një monedhë prej 500 eurosh, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar kartëmonedhën, transmeton IndeksOnline.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/