75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 06 Janar 2026 / S Z

Policia konfiskon 59 mijë euro dhe dokumente biznesi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 59 mijë euro para të padeklaruara gjatë një kontrolli në automjetin e një burri, i cili dyshohet për shpëlarje të parave.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit të rastit, shuma e parave është sekuestruar përkohësisht deri në verifikimin e burimit të tyre.

Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar edhe dokumente të tjera, përfshirë certifikatën e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), certifikatën e biznesit nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), si dhe raportin ditor fiskal (Z-raportin), të cilat do të analizohen si prova në procedurë.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe më pas është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.