75 Mall Live Search
21:23 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Policia konfiskon aparate për prodhimin e kriptovalutave në veri

Disa aparate për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në Mitrovicën e Veriut.

Ato janë gjetur gjatë bastisjes së një shtëpie nga ana e policisë.

Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor për rajonin e veriut.

“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, tha Elshani.

Ai theksoi se aparatet e konfiskuara i janë dorëzuar doganës.