Policia konfiskon aparate të lojërave të fatit në një banesë

Policia në Fushë-Kosovë të enjten mbrëma ka bastisur një banesë në të cilën ka gjetur dhe konfiskuar dy aparate elektronike të lojërave të fatit “Kajot” dhe “ACT”.
Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt./IndeksOnline/