75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia konfiskon aparatet për lojëra fati

Policia e Korçës ka konfiskuar në Voskopojë tetë njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojëra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh.G, 28 vjeç.

Policia e Shqipërisë ka ftuar qytetarët, të denoncojnë falas në nr 129 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të paligjshme.