75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia konfiskon armë e narkotikë në Prizren

Njësiti i DHTN-së Pejë gjatë kontrollit në tri lokacione të ndara në Prizren, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 2445.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një AK-47, dy (2) revole 58 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, tri ( 3) granata dore si dhe 4 karikatorë të zbrazët, transmeton Indeksonline.

Sipas raportit të policisë, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një DVR i kamerave. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një mashkull./Indeksonline/