Policia konfiskon armë, marihuanë e pushkë gjuetie në Gjakovë
Në fshatin Osek të Gjakoves janë kontrolluar disa shtëpi të katër personave të dyshuar ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë revole cal 7.65 mm dhe një karikator me 15 fishekë të cal 7.65 mm, një mulli për bluarjen e marihuanës, një armë AK 47 dhe tri armë pushkë gjuetie të llojeve të ndryshme, fishekë të llojeve të ndryshme.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.