20:34 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Policia konfiskon armë për dy raste në Prizren

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka sekuestruar sot gjatë disa aktiviteteve operative dy armë zjarri, një kallashinikov dhe tjetra pistoletë.

Sipas policisë, rreth orës 03:45 një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit Atmaxhë e kanë ndaluar një automjet  dhe  gjatë kontrollit në dollapin e derës së automjetit është gjetur një pistoletë e llojit “EKOL Aras Magnum”  9mm. Me numër serik 1630446 i cili është sekuestruar nga krim teknikët e policies, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, rreth orës 07:30 minuta, hetues policorë nga Suhareka e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Javor në kërkim të armëve ilegale me ç’ rast është sekuestruar një kallashnikov me numër serik 3117702.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndëve dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.