75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 18 Korrik 2025 / mp

Policia konfiskon dy armë në Mitrovicë

Në 24 orët e fundit, policia në rajonin e Mitrovicës se Jugut në dy raste të ndara kanë konfiskuar dy armë.

“Ne rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar në Vushtrri, si rrjedhojë e një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rasti me elemente të veprës penale kanosje, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek personi i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë pistoletë me nëntë fishek dhe një thikë. “, thuhe në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me aktvendim te Prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tije është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .

Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë te llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari jave me parë te njëjtat i kishte i kishte postuar ne rrjete sociale. I dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt. Ndaj tije është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës” .