75 Mall Live Search
09:15 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

​Policia konfiskon marihuanë në veturë e shtëpi, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, fshati Bibaj, pasi gjatë një kontrollit nga Policia e Kosovës në veturën e tyre , janë gjetur dhe konfiskuar rreth 200 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në një shtëpi ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 167 gram substancë e dyshuar e llojit marihuanë një sasi e vogël kokainë rreth 880 euro para të gatshme, si dhe pajisje tjera.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/