23:13 / E Mërkurë, 21 Korrik 2021 / OSH

Policia konfiskon një armë zjarri në Vushtrri

Gjatë një kontrolli rutinë të policisë në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri, sonte rreth orës 21:00 brenda veturës së një të dyshuari-pasagjer është gjetur një armë zjarri.

Me këtë rast atij i është sekuestruar arma e llojit “Pistoletë” me gjashtë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje, ka njoftuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ndërkaq, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.