Policia kontrollon një veturë në Rugovë, sekuestron një pistoletë me 17 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 09:40 se gjatë kontrollit të një veture është gjetur një pistoletë me një karikator me 17 fishekë në Rugovë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Pejë-Rugovë, 25.12.2024 – 09:40. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa vendore te cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollimit në një çantë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me 17 fishekë. I dyshuari nuk kishte leje për armëmbajtje, por vetëm një leje për rekreacion-shenjëtari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/