75 Mall Live Search
12:36 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia kontrollon shtëpinë e llapjanit, që transportonte armë në Serbi

Një 51-vjeçar nga Podujeva është arrestuar nga policia shqiptare në rrugën Elbasan -Peqin, ndërsa janë sekuestruar edhe 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Llapjani u kap në flagrancë, duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Ndërkaq, dje Policia e Kosovës, ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.

“Podujevë (NN) 13.08.2019-14:30. Është raportuar se pas pranimit të një informate përmes ILEC-u nga shteti i Shqipërisë, se një i dyshuar mashkull k/shqiptar është arrestuar në flagrancë, duke shitur armë, Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar 293 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një kuti me pajisje për pastrimin e armëve dhe një pushkë gjuetie me 17 fishekë me leje, në emër të prindit”, thuhet në njoftimin e policisë.