Policia kontrollon shtëpinë e një të dyshuari në Malishevë, gjen armë

Policia e Malishevës ka kryer një kontroll në shtëpinë e një të dyshuari. Gjatë bastisjës është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, prodhim gjerman, kalibri 12GA.
“Mbështetur në urdhëresën e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjakovë, njësia e hetimeve në Malishevë, nën mbështetjen e njësive tjera policore ka bërë kontrollin e shtëpisë së banimit dhe objekteve tjera përcjellëse të dyshuarit S.S., (1975), në kërkim të armëve ilegale”, kanë thënë zyrtarët policor për IndeksOnline.
Arma është konfiskuar ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim ndërsa me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/