75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 06 Mars 2025 / MSH

Policia kontrollon veturën një vushtrriasi, i gjen një armë me 5 fishekë

Gjatë një kontrolli të detajuar në veturën e një personi në Vushtrri, dje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë.

Krahas pistoletës, policia konfiskoi edhe pesë fishekë, raporton IndeksOnline.

Në njoftimin zyrtar, policia ka bërë të ditur se është intervistuar i dyshuari M.J., 43-vjeçar, i cili më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

No photo description available.