20:56 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / OSH

Policia krijon post-bllokun e radhës në Milloshevë, kontrolla të mëdha

Patrulla të shumta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it janë parë të shtunën rrugëve të Kosovës, veçanërisht në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Kësaj here, përveç pozicionimit të Policisë dhe KFOR-it në Lluzhan, në afërsi të pikës kufitare Merdare, të njëjtit kanë krijuar post-bllok edhe në Milloshevë.

Sipas pamjeve, janë shtuar edhe kontrollat e vozitësve.

IndeksOnline ju sjell pamje.