75 Mall Live Search
10:57 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia kthen në Shqipëri lypsarin që u arrestua në Lipjan

Në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan policia arrestoi një të dyshuar mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë.

Kjo pasi që i njëjti është takuar duke kërkuar lëmoshë dhe duke bezdisur qytetarët.

I dyshuari në procedurë të shpejtë është dërguar në gjykatë dhe me vendim të gjyqtarit i njëjti është kthyer në Shqipëri.