12:37 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Policia kufitare arreston një femër në Jarinje, është e dënuar me 2 vjet burg për vjedhje

Mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare në Jarinje, është arrestuar një femër me iniciale J.Sh (1952), e cila ka qenë në kërkim në bazë të Urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se e arrestuara është denuar në kohëzgjatje prej 2 vitesh burg.

E denuara është dërguar në vuajtje të denimit në Lipjan./IndeksOnline/