Policia kufitare konfiskon 12 copë gjedhe në Vitomiricë, pronari i kishte pa dokumente

Departamenti i policisë kufitare ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndaluar një kamion në Vitomiricë.
Kamioni i cili po dretohej nga një i dyshuar, mashkull kosovar, kishte të ngarkuara rreth 12 copë gjedhe.
Të njëjtat ishin pa dokumentacione përkatëse.
Në raportin policor bëhet e ditur se kafshët dhe kamioni janë sekuestruar dhe dërguar në stacionin policor, deri në verifikim të zyrtarëve të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.