Policia kufitare ndalon një femër në Vermicë, posedonte fara të kanabisit

Një femre i janë gjetur 10 fara të kanabisit derisa po e kalonte kufirin Shqipëri-Kosovë, në Vermicë, transmeton IndeksOnline.
Policia kufitare ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën në orën 23 e 10 minuta.
“Te e dyshuara femër kosovare është gjetur dhe konfiskuar një qese me 10 fara kanabisi me peshë 0.03 gram. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/