75 Mall Live Search
15:50 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / k.v

Policia kufitare në veri, gjatë këtij muaji realizoi trembëdhjetë urdhëresa të gjykatave

Policia e Kosovës vazhdon realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore. Realizimi i urdhëresave nga organet e drejtësisë vazhdon të jetë një aktivitet i përditshëm i njësiteve policore në përgjithësi e në veçanti edhe i zyrtarëve policorë kufitar.

Zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë Kufitare-Veriu në Pikat e Kalimit Kufitar, gjatë periudhës kohore shkurt 2023, ka realizuar 13 urdhëresa ndaj 10 personave kosovarë/shqiptarë dhe 3 personave kosovarë/serbë që kishin urdhëresë aktive nga organet e drejtësisë.

Nga trembëdhjetë shtetasit e ndaluar, prej tyre ishin shqiptarë dhe serbë, Policia në të gjitha rastet ka vepruar komfor procedurave të parapara ligjore, ku personat e ndaluar janë dërguar pranë organeve të drejtësisë për procedura të më tejme.