Policia Kufitare parandalon rast të kontrabandës me dru në brezin kufitar me Serbinë

Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me dru në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në rajonin e fshatit Nishevc të Prishtinës.
Gjatë patrullimit, njësitë policore kanë identifikuar dhe ndaluar dy të dyshuar, të cilët dyshohet se po bartnin lëndë drunore nga territori i Serbisë në Kosovë.
Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka iniciuar procedurat hetimore nën dyshimin për “Kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare” dhe “Kontrabandë me mallra”. Po ashtu, lidhur me rastin është informuar edhe Dogana e Kosovës, e cila do të vazhdojë trajtimin e mëtejshëm të çështjes.

