75 Mall Live Search
15:12 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Policia Kufitare Rajoni Lindje godet sërish kontrabanduesit e mallrave, zë një person duke futur në Kosovë vaj motorik në mënyrë ilegale

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia e Analizes Riskut dhe Intelegjences e policisë kufitare, ka arritur të godas edhe një tjetër kontrabandues të mallrave.

Indeksonline mëson se dje në ora 13:15, derisa po patrullonin në fshatin Mjak të Vitisë, kanë arritur ta ndalojnë  një kombi ngjyrë të kaltër , pa targa  të cilin e ngiste i dyshuari I.J. Në kombi kishte te ngarkuar vaj motorik i cili ishte futur ne Republikën e Kosovës duke përdorur rrugë ilegale.

Ndaj të dyshuarit  iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’.  Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Indeksonline/