75 Mall Live Search
22:12 / E Martë, 02 Gusht 2022 / OSH

Policia kujtohet pas tragjedisë në Himarë se mjetet lundruese shqetësojnë qytetarët, bllokohen dy në Sarandë

Policia Kufitare e Portit Sarandë, ka ndërmarrë aksion duke bllokuar mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatëse dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.

Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut.

Më konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy jetskive në pronësi të shtetasit R.C., dhe një jetski në pronësi të shtetasit R.H.

Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.