Policia largon lëmosh-kërkuesit nga rrugët e Prishtinës (Video)

Policia e Kosovës ka larguar disa lypës nga rrugët e kryeqytetit, transmeton IndeksOnline.
Të gjithë ata që janë hasur duke kërkuar lëmoshë e duke penguar qarkullimin e automjeteve në trafik, janë bartur me vetura zyrtare drejt stacioneve policore.
IndeksOnline ka filmuar veprimin e njërës patrullë të policisë e cila largoi nga rruga nënën me dy fëmijët e saj që qëndronin që një kohë të gjatë duke kërkuar lëmoshë te rrethi në ‘Lakrishtë’./IndeksOnline/