22:14 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia lëviz pa “stopa” natën në trafik

Shkelja e rregullave të komunikacionit nuk është ndonjë risi në Kosovë.

Përveç qytetarëve, rregullat janë duke u shkelur edhe nga ata që janë të prirur që të ndëshkojnë shkelësit e tyre.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihet se si një veturë e Policisë së Kosovës, derisa ecë në rrugën për në Veternik, nuk ka të ndezur dritat e stopit, e si e tillë duke rrezikuar edhe pjesëtarët e tjerë në trafik. /Indeksonline/