75 Mall Live Search
08:47 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia lokalizon telefonin e vjedhur, arrestohen dy persona në një mobi shop në Vushtrri

Në Vushtri janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët kanë penguar zyrtaret Policor në kryerjen e detyrës zyrtare gjatë hetimit të një rasti të vjedhjes së telefonit celular, i cili është lokalizuar në një lokal të “mobi shopit”, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, njëri dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse tjetri lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/