Policia malazez rrethon hotelin e Përfaqësueses së Kosovës para nisjes
Nuk kanë mbetur edhe shumë minuta para fillimit të ndeshjes mes Malit të Zi dhe të Kosovës, e vlefshme për kualifikime në evropianin e vitit 2020.
Policia malazeze ka rrethuar hotelin ku po qëndron Përfaqësuesja e Kosovës para nisjes në stadium.

Ndeshja sonte do të zhvillohet pa tifoz, për shkak që Federata e Malit të Zi është dënuar nga UEFA për koret raciste që ishin bërë në ndeshjen kundër Anglisë.
Po ashtu, skandal para ndeshjes është edhe refuzimi për t’u paraqitur sonte i trajnerit të kombëtares së Malit të Zi dhe dy futbollistëve me origjinë serbe.
Kjo për shkak të presionit të madh që po bëhet nga Beogradi./Indeksonline/