75 Mall Live Search
00:18 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / MSH

Policia mbikëqyr situatën, barrikadat largohen/ Kjo është gjendja aktuale në rrugët e Shtërpcës

Barrikada u vendosën, për t’u larguar disa orë më vonë në Shtërpcë, gjatë ditës së sotme.

Situata u shkaktua si formë revolte, pas plagosjes së dy personave në Shtërpcë.

Ndërkohë, Indeksonline ka raportuar vazhdimisht mbi situatën, teksa tani sjell pamje edhe mbi gjendjen aktuale atje.

Dy të rinj, njëri 11 vjeç dhe tjetri 21, serbë të Kosovës, u plagosën nga një i dyshuar, i cili gjuajti me armë zjarri në drejtim të tyre.

Serbët së pari protestuan në rrugë, duke brohoritur “Kosova është Serbi”, për të bllokuar me vonë rrugët me barrikada të improvizuara me vetura dhe degë lisash.

Ndërkohë, situata u monitorua nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet mbi rastin.

Kjo e fundit ka arritur që në një kohë të shkurtër të arrestojë të dyshuarin, dhe të heqë barrikadat e vendosura.

E njëjta është duke qëndruar në Shtërpcë, deri në stabilizim të gjendjes atje.

Më poshtë sjellim pamje nga rrugët e Shtërpcës, pas heqjes së barrikadave.