14:46 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia mbledh 420 trupa të pajetë në dy qytete në Bolivi, dyshohet se kanë vdekur nga COVID-19

Një njësit special i policisë ka mbledhur 420 trupa të pajetë në dy qytete boliviane gjatë pesë ditëve, dhe 80 apo 90 për qind dyshohet se kanë vdekur nga COVID-19, kanë njoftuar autoritetet boliviane, raporton AP.

Drejtori i forcës speciale për luftimin e krimit, Ivan Rojas, ka thënë se policët kanë mbledhur trupat nëpër rrugë, vetura dhe shtëpi në kryeqendër La Paz dhe në qytetin më të madh të Bolivisë, Santa Cruz.

Hetimet e Institutit të Forenzikës në Bolivi kanë thënë se në nivel kombëtar nga 1 prilli deri të dielën e kaluar, punëtorët kanë mbledhë 3016 trupa të njerëzve që dyshohet se kanë vdekur nga COVID-19. Andres Flores, drejtor i agjencisë, ka thënë se departamenti i Santa Cruzit, ka numrin më të madh të vdekurve, pasuar nga Cochabamba.

Deri të martën, Bolivia ka regjistruar 60.991 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 2218 të vdekur të konfirmuar.