75 Mall Live Search
18:25 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia mbyllë pishinat që ishin hapur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë

Policia e Kosovës sot ka mbyllur disa pishina të tipit të hapur të cilat kanë qenë duke funksionuar në kudnërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Në të gjitha rastet ku janë hasur pishinat e tilla, ndaj pronarëve janë incuar rastet ‘Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë implementimin e planit dhe monitorimin e situatës përmes njësiteve patrulluese dhe në të gjitha rastet ku vëren moszbatim të vendimit përshirë hapjen e pishinave të tilla në kundërshtim me vendimin zyrtar, do të marrë masa konkrete sipas dispozitave të parapara ligjore”, thuhet në njoftim.