75 Mall Live Search
09:56 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / F.R

Policia me aksion në Ferizaj, kapen armë dhe lëndë narkotike në pronën e një personi

Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Trafiqeve të Narkotikëve në bashkëpunim me njësitet tjera policore kanë kryer një aksion të autorizuar nga gjykata në Ferizaj.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe ambientet përreth të një personi, janë gjetur dhe konfiskuar armë të ndryshme dhe lëndë narkotike.

Në prona janë sekuestruar:

Gjashtë fishekë kalibri 9 mm, dy fishekë me gaz, një pistoletë M-57, një karikator me tetë fishekë, një pushkë ajrore, shtatë fishekë 7.62 mm dhe një fishekë me mbishkrim Maxx TEch 380.

Një pako me 66 qese najloni që përmbanin pluhur të bardhë në sasi të ndryshme, e dyshuar si kokainë në total 34.10 gramë.

Një veturë Audi A-3 me targa lokale.

Nga aksioni nuk raportohet për arrestime deri në këtë moment. Hetimet dhe veprimet policore vazhdojnë.

“Raportohet se pas hetimeve të zhvilluara, njësiti i DHTN-së në bashkëpunim me njësitet tjera policore, ka realizuar urdhëresën e gjykatës, me ç’rast gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse prona të dyshuarit mashkull K-Shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar; gjashtë fishek të kalibrit 9 mm, dy fishek me gaz, një pistoletë M-57, një karikator me 8 copa fishek, një pushkë Ajrore, shtatë copë fishek 7.62 mm, një fishekë me mbishkrim Maxx TEch 380, një pako e çamçakëzëve në brendi të së cilës ishin 66 paketime me qese najloni të paketuara me pluhur ngjyrë të bardhë në sasi të ndryshme të dyshuara për narkotik të llojit kokainë. Sasia e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë 34.10 gram, një veturë Audi A-3 me targa lokale. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/